Tërmeti 5.8 ballë i shkallës Rihter, që goditi pasditen e djeshme Shqipërinë, ka shkaktuar dëme të mëdha në Tiranë dhe Durrës.

Ky tërmet i tmerrshëm, i cili goditi vendin pas tri dekadash, lëndoi mbi 100 njerëz, ndërsa dëmtoi një mori banesash e pallatesh. Plasaritjeve nuk iu kanë shpëtuar as godinat e institucioneve shtetërore.

“BalkanWeb” sjell më poshtë pamje nga Kryesia e Kuvendit, që siç duket, ka pësuar çarje mespërmes. Çarjet janë shënuar nga ana e hyrjes së derës së hekurt, përballë vilës qeveritare numër 30.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: