KOSOVË

Fotoja e publikuar dje nga deputetja e PDK-së në Kosovë, Flora Brovina, e cila tha fillimisht se ishte shkrepur gjatë luftës në Kosovë, u shoqërua me akuza të forta.

Pasi dha dëshmi sot në Polici, deputetja kërkoi ndjesë publike ku tha se fotoja nuk i përket luftës në Kosovës duke e bërë veten ‘përgjegjëse’ se pse nuk e kishte verifikuar atë më parë.  Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla i ka kujtuar nenin në Kodin Penal se sa mund të dënohet një person, i cili vendosë të publikojë materiale të rreme.

“Flora; Neni 390, par. 2 i Kodit Penal: “Kushdo që ofron prova të rreme për veprën penale . . . dënohet me [gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet]””, shkruan ai.

Gjithashtu ai ka shënuar edhe emrin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ku e ka vënë në dijeni për sanksionet që parasheh Kodi Penal në rast se ‘detyrohet’ një person të kryejë një mashtrim të tillë.

“Kadri; Neni 394, par. 1 i Kodit Penal (“Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”): “1. Kushdo që me anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të . . . nxitjes së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë . . . në procedurë zyrtare . . . dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”. Neni 32, par. 1 i Kodit Penal (“Shtytja”): “Kushdo që me dashje e shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është kryer”-shkruan mes tjerash deputeti i Vetëvendosjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb