Kanë kaluar 21 vite nga 14 shtatori i vitit 1998, dita kur u sulmua Kryeministria dhe Radio Televizioni Shqiptar nga mbështetës të opozitës së asaj kohe dhe ish-presidentit Sali Berisha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Nano. Gjithçka erdhi si revoltë për vrasjen e liderit të lëvizjes studentore Azem Hajdari.



Në një protestë të madhe kundër qeverisë, në rrugët e kryeqytetit shpërthen dhuna. Protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.


Rreth orës 10:00 të paradites së 14 shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. N
Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba.

Imazhet e asaj dite bënë xhiron e botës si një dëshmi e ngjarjeve të rënda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb