3 pikë për të mbajtur të ndezur shpresën, 3 pikë për të rritur moralin brenda grupit, 3 pikë për tifozët, praktikisht një fitore që erdhi në momentin e duhur, një fitore që i shërben shumë dhe trajnerit Edi Reja, një fitore që ishte detyrim. Shqipëria nuk ishte e bukur, madje nuk ishte as në nivelin e transfertës kundër Islandës, nxituan shumë në pasin final, ndërsa ishin shumë të prekshëm në prapavije, pavarësisht modestisë së ofensivës moldave, por ishte një ekip me zemër, vrapuan shumë për të marrë një fitore që shpëton rrugëtimin e tyre në “Euro2020”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

5 ndryshime nga transfera islandeze, Edi Reja hodhi në fushë një formacion nga e para por e vetmja gjë që nuk ndryshoi ishte skema. Rikthehu Mavraj në formacion me statusin e kapitenit, nuk preku Veselin dhe Ismajlin në rreshtimin me tre, nuk ndryshoj as krahët me Hysaj dhe Lenjanin ndërsa mesfusha ishte totalisht ndryshe duke ulur në stol Xhakën dhe Bashën për të dhuruar një fanellë titullari Ramadanit dhe Kaçes. Riktheu në majën e sulmit Sadikun i mbështetur nga Uzuni. Hysaj dhe Lenjani shtynë shumë nga krahët, depërtuan shpesh deri në zemrën e mbrojtjes kundërshtare por nuk ishin të saktë as në pasin final e as në goditje.

Sadiku nuk u shërbye thuajse në asnjë moment duke e detyruar trajnerin Reja të ndërhynte në formacion me fillimin e pjesë së dytë. Me Roshin dhe Cikalleshin në fushë në vend të Lenjanit dhe Sadikut, Shqipërisë u mjaftuan 9 minuta lojë për të krijuan rastin e parë për gol. Cikalleshi thyen mallkimin duke konvertuar në gol asisin e Roshit. Goli i dha frymëmarrje dhe besim ekipit të Edi Reja ndërsa për ti bërë një mbyllje fantastike këtij takimi mendoi Ylber Ramadani me një gol shumë të bukur që hipotekoi këtë fitore jetike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: