TIRANË- Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë ku dy të rinj nuk i kanë ndaluar policisë duke terrorizuar kryeqytetin.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se dy të rinjtë e identifikuar si Ervin Kodra dhe Gentian Koci që lëviznin me një “Tuareg” nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pranë stacionit të trenit që i kanë bërë shenjë të ndalojë. Ata janë larguar me shpejtësi nëpër aksin e unazës.

Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe te kryqëzimi i rrugës së Burgut ose “Jordan Misja”, dy të rinjtë janë përplasur me disa automjete e motor. Ata kanë zbritur dhe kanë tentuar të arratisen më këmbë ndërmjet rrugës “Jordan Misja” dhe “Don Boskos” por efektivët e Komisariatit numër 3 dhe forcat Shqiponja kanë arritur t’i kapin duke iu vënë prangat. Dy të rinjve iu janë gjetur dy pistoleta TT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb