Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë kaluar pa pasoja të rënda në qytetin e Bulqizës.
Veç përmbytjes së rrugës nacionale mes dy lagjeve, nuk ka patur probleme të tjera.

Ndërkohë reshjet e shiut janë zëvendësuar me breshrin, i cili ka zbardhur vendin. Kjo ka bërë që të ulen ndjeshëm temperaturat.

Qytetarët janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre orëve për shkak se reshjet po shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: