BRINDIZI- Kundërshtimi i fejesës së vajzës italiane dhe një të riut shqiptar ka shkaktuar plagosjen e dy personave në Itali. Ngjarja në fjalë është regjistruar në 30 maj në Sant’Elia të Brindizit.

Por vetëm pas 6 muajsh hetime policia ka arritur të arrestoj shqiptarin nga Kavaja Burim Tatani, i njohur me emrin ‘Kledy’, 30 vjeç, si autor të plagosjes së Iurlaro Cosimo, 45 vjeç, dhe Jozefi Caputo, 58 vjeç. ‘Republica.it’ thekson se marrëdhënie mes mbesës së njërit prej viktimave dhe të afërmit të atentatorit thuhet të jetë bërë shkak i pritës me armë zjarri në ‘Benvenuto Cellini’ të Brindizit.

Ndërkohë, falë një video të siguruar nga kamerat private të një godinë mundësuan arrestimin e tre personave, ku përveç shqiptarit ranë në pranga dhe vëllezërit italianë, Salvatore Mario dhe Gianluca Volpe, 21 dhe 19 vjeç, të cilët akuzohen për bashkëpunim në veprën penale të lëndimeve të rënda trupore, marrje të pasurisë si dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb