Fredi Beleri është pjesë e dhjetëshes së eurodeputetëve që ndodhen sot dhe nesër në Tiranë në kuadër të takimit të 18 të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
BalkanWeb ka siguruar pamjet nga një moment që një qytetar ka goditur me vezë dhe kos Belerin, duke u shprehur se ai duhet të ishte në burg pasi i ka shpëtuar qelisë vetëm nëpërmjet procedurave.
Qytetari dëgjohet të thotë se Beleri po u bën karshillëk shqiptarëve me ndihmën e europianëve.
“I ka shpëtuar burgut me procedura Duhet të ishte në burg. Harruar 200 mijë shqiptarë të larguar nga Greqia se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës? Ky ka vrarë dhe sot vjen këtu e na imponohet e na bën karshillëk me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota. Provoni ju të vidhni një votë. Sot duhet të kishim protestë”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)