A ju kujtohet Irid Oxa, kushërira e Rike Roçit që bëri bujë bashkë me të dhe u komentua nga mediat botërore si një nga tifozet më seksi të kampionait evropian 2016-të, kur u shfaq në ndeshjen Shqipëri-Zvicër?

Irid është bërë sërish protagoniste, por kësaj here në emisionin italian “Le Iene”, ku u bë pjesë e një kurthi ndaj fituesit të “Amichi” të vitit 2013, Moreno Donadoni.

Në videon e bërë publike Irid i thotë këngëtarit se kishin fjetur bashkë dhe se është shtatzënë me të.

27-vjeçari është shokuar nga pretendimi i tifozes seksi dhe ka reaguar ashpër gjatë telefonatës së saj. Historia bëhet edhe më dramatike kur shoku i tij i thotë se edhe ai pret një fëmijë nga Irid. Në fund këngëtari e merr vesh se bëhej fjalë për një shaka të kripur.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: