Dy peshkatarë nga Vlora kanë rrezikuar seriozisht jetën pasi skafi i tyre plastik i peshkimit u fundos në det si pasojë e një defekti që pësoi gjatë lundrimit.

Dy peshkatarët u shpëtuan në momentet e fundit nga mjeti dhe efektivët e Guardia di Finanza kur mjeti i tyre ishte mbytur tashmë. Efektivët italianë i dhanë ndihmë dy peshkatarëve që kishin dalë ditën e djeshme, ndërkohë që mjeti i tyre kishte paraqitur probleme dhe kishte marrë ujë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

News 24 dhe Balkan Web ka siguruar foto dhe video ekskluzive nga ky operacion.

Edhe pse e gjithë situata është shënuar pak milje larg stacionit të policisë kufitare, thirrjes për ndihmë pas kontaktit te numri i emergjencave i është përgjigjur Guardia di Finanza. Falë ndërhyrjes në kohë, dy peshkatarët kanë arritur të shpëtojnë dhe të sillen në port me mjetin e Guardias duke u transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të qëndrimit në ujë për një kohë të gjatë.

Kjo nuk është hera e parë që njësia italiane jep ndihmë për të shpëtuar jetë njerëzish pranë brigjeve të Vlorës.

Terhiqet Barka
Terhiqet Barka

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: