KORCE
Maskat terrorizojnë dhe grabisin një çift të moshuarish në Korçë. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës, rreth orës 21:50. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit, teksa këta të fundit ishin në kuzhinë duke konsumuar darkë.

Të maskuar dhe me armë, autorët pasi i kanë bërë presion të zotëve të shtëpisë, u kanë kërkuar atyre lekët. Ndonëse çifti ka kundërshtuar që t’i bindet hajdutëve, këta të fundit kanë lidhur të moshuarit në krevat, ndërsa gruan, Afërdita Rrapon, e kanë goditur në krah dhe në këmbë, ndërsa burrin e saj, Foni Rrapo, në kokë me qytën e pistoletës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga dëshmia e dy të moshuarve mësohet se autorët kanë grabitur rreth 1 milion lekë të vjetra.
Menjëherë mbas këtij episodi, personat e armatosur janë larguar me sasinë e lekëve në drejtim të paditur. Dy të moshuarve iu është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa mësohet se e moshuara vijoj të mbetet ende në spital.

Çifti Rrapo jetojnë të vetëm në banesën e tyre pasi fëmijet i kanë në emigracion. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: