FIER

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zgjedhur që në ditën e parë të shkollës të vizitojë shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier. Përmes mesazhit të tij Ruçi uroi nxënësit për një vit sa më të mbarë shkollor, ndërsa nuk harroi dhe mësuesit.

“Nderim mësuesve të mësonjëtoreve të Shqipërisë. Arsimi profesional nxit punësimin e rinisë. Punësoni më shumë vajza e djem. Më shumë të ardhura për gratë e vajza” u shpreh kryetari i kuvendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Teksa vizitoi ambientet e brendshme të shkollës, Ruçi u ndal tek palestra, ndërsa nuk i shpëtoi tundimit për të bërë një gjuajtje me topin e basketbollit. Pavarësisht përpjekjes për të shënuar, goditja ka dalë huq.

Për më tepër shihni videon e siguruar nga ‘BalkanWeb’, ku kryeparlamentari shfaqet siç nuk e kemi parë asnjëherë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: