FRANCË-Të paktën një burrë dhe një grua janë vrarë, ndërsa 70 persona po mbahen peng në një azil pleqsh për murgjit e dalë në pension në Montpellier të Francës.

Sipas mediave vendase, një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në shtëpinë e azilit duke marrë peng 70 persona, ndërsa një person raportohen të jetë vrarë. Ndërkohë, dyshohet se viktima është një murgeshë.

Ndërtesa është rrethuar nga forca të shumta të policisë të cilët po negociojnë për lirimin e pengjeve në Montferrier-sur-Lez.

Ende nuk dihet kush është personi i maskuar dhe i armatosur, si dhe motivet që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.

Sipas dëshmitarëve, pengmarrësi i maskuar ka hyrë në ndërtesë rreth orës 21:45 me orën lokale, ndërsa në dorë mbante një armë gjahu dhe një thikë.

Nuk ka ende njoftime nëse bëhet fjalë për sulm të mundshëm terrorist.

Franca ndodhet në gjendje gatishmërie pasi kohët e fundit kanë ndodhur disa sulme terroriste.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: