VORË
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka mbërritur në Vorë, për të ndjekur nga afër procesin e votimit për kryetar bashkie, teksa janë shfaqur disa problematika që prej mëngjesit, duke nisur që nga anëtarët e komisioneve në Qendrat e Votimit, tek votimi familjar.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se në QV 1554 në Kuç ka pasur votim familjar dhe votuesit janë udhëzuar për këtë të votojnë.
Ndërkohë Partia Demokratike ka publikuar një foto ku shihet votimi familjar në këtë Bashki, ku shihet djali me nënën, në qendrën e votimit nr. 1553
Picar.