TIRANE Ashtu siç ishte paralajmëruar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet në segmentin e parë rrugor Kashar-Vorë, pjesë e autostradës Tiranë–Durrës.

Siç u njoftua nga ARRSH, punimet konsistojnë në shtrimin e shtresës së asfaltit dhe rehabilitimin e rrugës, ndërkohë që kjo fazë pritet të vijojë përgjatë gjithë muajit qershor. Ndërkohë, pas mbylljes së sezonit turistik, parashikohet që të nis ndërhyrja e plotë në këtë aks, ndërsa lëvizja e mjeteve në këtë aks aktualisht është devijuar.

Në vazhdim të projektit të rehabilitimit të plotë të këtij segmenti Autoriteti po punon që këtë projekt ta përkthejë në kushtet e manualit shqiptar dhe në bashkëpunim me ministrinë e Transportit dhe të Financave po punojnë që të gjejnë fonde nga buxheti i shtetit, me qëllim që pas sezonit turistik të bëjnë rehabilitimin e plotë të këtij segmenti.

NJOFTIMI
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e hënë (dt.11 Qershor), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar-Durrës dhe Durrës-Qafë Kashar. Ndërhyrja për gjithë autostradën në dy senset do të realizohet gjatë muajit Qershor. Ditën e hënë do të fillojë ndërhyrja në segmentin e parë Qafë Kashar – Vorë.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Gjatë ditës së Hënë dhe të Martë do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës. ARRSH dhe Policia Rrugore u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

·Lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut duhet të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia.

· Autoveturat që shkojnë në drejtim të Durrësit do të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës.

· Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani.

· Mjetet me kalim nga Rinasi drejt Durrësit duhet të përdorin rrugën dytësore Qafë Kashar-Vorë (300 m përpara mbikalimit të Kasharit) ose në drejtim të aksit Rinas-Vorë në drejtim të doganës.

· Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

· Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

· Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Qafë Kashar – Vorë do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia Rrugore do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.
1ebd11a4-7779-4248-9f86-38a0ae667c1b

4a9a87d1-b565-4546-be7f-1efbadb7c6e4

4e0a6adc-f1f0-4515-a7e8-5887f43f7289

5e2ac566-b6ef-421f-b922-4c6c86a22917

08e512da-4829-446b-8529-c174a4e25e23

21a1783b-7d71-4f2a-9333-166e2b46a4b8

70e748c3-937f-43e2-90e4-536ec66d9e61

81f1cf62-4cdb-4a16-af96-0ff6d309a17b

a3c4a0b0-d171-4874-a391-03a202a83158

c006b8ba-2347-49dc-869b-cf38096aabfb

d5094a50-82d9-4451-b3ca-f76ee529ecfd

e6b314da-cf79-42c1-87de-bb59bf2e1ce6

febff358-0bb0-425c-b7e9-e7011b2416ca
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb