FIER

Një automjet ka marrë flakë në orën dy të mëngjesit të kësaj të marte në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Automjeti tip “Ford Fiesta” ka shpërthyer në flakë duke sjell frikë dhe panik tek banorët e zonës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë shuar flakët, ndërsa janë lajmëruar edhe uniformat blu. Dyshohet se shkak për shpërthimin e flakëve në automjetin tip “Ford Fiesta” me targa AA 249 OC ka qenë një defekt në pjesën e motorit.

Ora e vonë kur ka ndodhur ngjarja ka bërë që banorët e bllokut të pallateve aty të pranë të dalin të shqetësuar nga zhurma dhe flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: