Rihanna ka bërë sërish një paraqitje mbresëlënëse. Këngëtarja e njohur performoi në Crop Over Festival në vendlindjen e saj Barbados.

Është një festival që daton në vitin 1974 dhe ka të njëjtin karakter si një paradë karnavalesh. Ata që marrin pjesë sigurohen të shfaqen me kostume mbresëlënëse, të cilat mund të kalojnë edhe muaj duke i përgatitur.

Aty sigurisht nuk ka munguar edhe Rihanna, e cila është mësuar të jetë në evente të tilla, aq më pak kur ato organizohen në vendlindjen e saj.

Videot dhe fotot që bëjnë xhiron e rrjeteve sociale tregojnë këngëtaren të veshur me një kostum të veçantë, të kompletuar me pupla shumëngjyrëshe.

Në to Rihanna shfaqet me një veshje të veçantë floriri, e cila duket si e brendshme dhe i lë shumë pjesë të trupit të zhveshur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: