Shënavlashi i Durrësit është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku djali vrau babanë. Esmerald Balla dyshohet se ka vrarë babanë, pas një mosmarrëveshje për çështje parash. Pasi e qëlloi me armë zjarri, ai e hodhi trupin në pusin pranë shtëpisë.
Pas ngjarjes, autori i krimit denoncoi në Policinë e Durrësit zhdukjen e të atit, por pasi u mbajt në përgjim hetimet zbuluan se ngjarja ishte krim në familje.
BalkanWeb sjell pamje ekskluzive të shtëpisë së familjes Balla ku ndodhi krimi horror, të siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.
Trupi i pajetë i babait është gjetur pas 20 ditësh nga policia, ndërsa autori u arrestua këtë të mërkurë.
(Balkanweb)