Michel Platini është liruar në orët e vona të natës pasi u ndalua dhe u mor në pyetje nga policia franceze. Duke u larguar nga komisariati, në shoqërinë e avokatit të tij, ish presidenti i UEFA-s u ndal duke dhënë versionin e tij për mediat:



“Shumë zhurmë për asgjë, akoma nuk e kuptoj se çfarë pune kam un në këtë histori”. Gjatë ndalimit të tij u fol se mbi Platini rendonte një akuzë për korrupsion që lidhej me organizimin e Kampionatit Botëror në Katar në vitin 2022, gjë të cilën e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike avokati i tij:


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Michel Platini u mor në pyetje edhe një vit më parë si dëshmitar, ndërsa këtë herë arseja e ndalimit të tij kishte të bënte me procedura teknike. Platini nuk ka asgjë për të fshehur dhe është totalisht i jashtëm në këtë çështje.
(BalkanWeb)