TIRANË- Demokratët e kanë kaluar natën nën çadrën e ngritur para kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vijim të protestës së djeshme të thirrur nga opozita kundër qeverisë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qëndruar deri rreth orës 4 të mëngjesit në çadër dhe ka kaluar kohën duke luajtur shah.

Basha ne cader

Gazetarja Elda Menga tha për “BalkanWeb” se një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike kanë qëndruar gjatë natës pranë protestuesve të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Mësohet se deputeti Flamur Noka ka qëndruar gjithë natën në çadër bashkë me deputetëtetër Gerti Bogdani, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Arben Imami, Keltis Kruja, Igli Cara, Astrit Patozi dhe Edi Paloka. Një tjetër figurë e PD-së, ka qenë edhe Gazmend Bardhi, ekspert.

Basha proteste

Ndërsa në mëngjes janë bashkuar edhe deputetët Eduart Selami, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj etj.


Brenda çadrës janë vendosur furnela me gaz për të krijuar një ambient të ngrohtë, ndërkohë që mes atyre që kanë kaluar natën jashtë ka edhe shumë gra.

Sot pritet që qytetarë të tjerë t’i bashkohen protestës së PD-së, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Protesta është pa afat.

cadraa

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: