SPANJE-Një minicunam ka goditur plazhet turistike të Majorca dhe Menorca.

Fenomeni ka ndodhur të hënën dhe zona më e goditur është Ciutadella, në brigjet perëndimore të Minorcas.

Cunami ka përmbytur plazhet dhe baret si dhe ka frikësuar banorët. Fatmirësisht plazhet nuk ishin akoma shumë të populluara me turistë. Dallgët kanë arritur lartësinë mbi 2 metra.

Pronarët e anijeve në Majorka u filmuan duke u përpjekur për të mbrojtur mjetet e tyre të lundrimin.

Nuk është raportuar për asnjë lëndim deri tani.
(da.xha/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: