Liam Payne, i cili vdiq në mënyrë tragjike muajin e kaluar pasi u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë, u varros sot në Angli.

Ish-këngëtari i One Direction, i cili u bë i famshme përmes The X Factor në vitin 2010, vdiq të mërkurën, më 16 tetor, në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires.

Humbja e tij e papritur tronditi fansat në mbarë botën, të cilët shprehën pikëllimin e tyre në qytete si Londra, Parisi dhe Glasgow. Të famshëm të muzikës dhe showbiz i bënë homazhe këngëtarit të dashur, ndërsa familja e tij e cilësoi atë në një deklaratë si “një burrë i sjellshëm, shakaxhi dhe guximtar”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mes të afërmve dhe miqve që morën pjesë në ceremoni ishin ish-anëtarët e grupit One Direction, Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik. Ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e ngushtë të këngëtarit së ndjerë mbërritën herët në kishë, dukshëm të ngarkuar emocionalisht.
Në ceremoni morën pjesë, ndër të tjera, edhe partnerja e tij, Katie Cassidy, Cheryl, e cila është nëna e djalit të tij shtatëvjeçar, Simon Cowell, James Corden dhe shumë miq të tjerë të Liam Payne.

Anëtarët e One Direction ribashkohen emocionalisht në funeralin e Liam Payne në MB

Kisha piktoreske ku zhvillohet ceremonia ishte zbukuruar herët me lule, ndërsa u vendosën qirinj për të mirëpritur ata që bënë nderimet e tyre.

Një burim familjar i tha The Sun se të gjithë elementët e funeralit ishin rregulluar me kujdes për ta bërë atë një ceremoni emocionuese. “Familja e tij ka bërë përpjekje të mëdha për të organizuar ceremoninë perfekte dhe për t’i dhënë atij lamtumirën që meriton. Liam mund të ketë qenë një yll botëror, por për prindërit e tij ai do të jetë gjithmonë djali i tyre i vogël. Do të jetë një ditë jashtëzakonisht e vështirë”, tha burimi.

Në një deklaratë emocionuese muajin e kaluar, anëtarët e One Direction të cilët u ribashkuan në funeralin pas gati 10 vitesh, shprehën pikëllimin e tyre për vdekjen e tij: “Jemi të shkatërruar nga lajmi për humbjen e Liam. Do të kemi më shumë për të thënë kur të jemi gati. Tani për tani, na duhet kohë për të përballuar humbjen e vëllait tonë të dashur. Kujtimet që ndamë me të do të jenë të çmuara përgjithmonë. Tani, mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe fansat e tij që e donin atë po aq sa ne. Do të na mungojë tmerrësisht. Ne të duam, Liam.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: