DEVOLL

Merr përmasa më të mëdha dhe intensifikohet zjarri në masivet pyjore të Nikolicës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa ato kanë depërtuar në brendësi të pyllit duke djegur një masiv të madh pyjor në këtë zonë.


Forca të shumta zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë e kanë të vështire të mbajnë nën kontroll zjarrin i cili prej mesditës është bërë me intensiv. Autoritetet lokale i janë drejtuar për ndihmë autoriteteve greke për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa deri tani nuk ka ardhur ende një përgjigje pozitive prej tyre.

Fisheke
Fisheke

Gazetarja Lorena  Kodra raporton se janë gjetur disa fishekë në pyll dhe një pjesë e tyre kanë shpërthyer duke vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve përreth.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: