Fqinjët e rinj të Katie Price nuk janë aspak të lumtur për lëvizjen e modeles në lagjen e tyre. Sipas një raportimi të Mirror, ylli i OnlyFans u detyrua të largohej nga rezidenca, ku jetonte, për shkak të një takse të papaguar prej 761,994.05 £ muajin e kaluar.

Katie Price është zhvendosur në Sussex dhe madje ka kërkuar ndihmë nga miqtë e saj online në Instagram për këtë lëvizje.

Siç shkruan ajo në story, ajo kishte nevojë për dikë që ta ndihmonte “të zhvendoste vaskën e saj të nxehtë në West Sussex”.

Një nga fqinjët e rinj të Katie Price tha se ai ishte i gatshëm të shiste shtëpinë e tij nëse modelja vendosej pranë tij, ndërsa një grua tjetër, e cila kërkoi të mos përmendej, tha: “Një nga fqinjët më telefonoi për të më thënë lajmin “e tmerrshëm”. Reagimi i shumicës së fqinjëve nuk ishte fare pozitiv”.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta nxjerrim shtëpinë tonë në shitje. Por edhe kjo është paksa e tepruar”, tha një tjetër që banon pranë shtëpisë se re të Perry.

Një fqinj tjetër tha për Mirror: “Jam i shokuar. Ne menduam se ajo do të transferohej në Hurstpierpoint, kjo s’mund të durohet’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: