25-vjeçari brazilian shpesh ka deklaruar se i mungon Barcelona dhe kjo ndoshta është një nga shkaqet.

Neymar sipas raportimeve në Francë është detyruar të ndërrojë banesë pasi në vilën ku jetonte, Yveniles, nuk ndihej i sigurtë dhe për më shumë bezdisej nga kalimtarët apo fqinjët. Në fakt “mega-vila” ku jeton O’Ney ka qenë si një vend pelegrinazhi për tifozët parizienë, të cilët kanë qenë kuriozë për jetën që braziliani bënte. Por edhe pse forcat e sigurisë kanë qenë të shumta në numër, rreziku ishte shumë i madh, ndaj është vendimi për t’u larguar nga ty.

Në kopshtin e vilës është ende e dukshme ambienti ku braziliani bënte barbeky me miqtë e tij në mbrëmje. Vendi i ri ku jeton është lënë në sekret të plotë, duke krijuar më shumë siguri.
341993_TS_17-11-17_2620166701_
Mes kuriozëve që kanë qenë dhe shumë të rinj, që nuk kanë ngurruar të kalojnë edhe muret rrethuese, 170 cm të gjatë, ndaj episode të tilla kanë shtyrë stafin mbikëqyrës që të marrin vendimin e gjetjes e një banese të re.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: