FIER

“Shqiptarët për Shqiptarët” udhëtoi në Ferm-Çlirim të Fierit. Fqinjët këtu janë të shqetësuar pasi në komunitetin e tyre jeton një familje në varfëri ekstreme.


“ Kur erdhi Kryqi i Kuq, i kam thënë shkoni dhe troksini tek ajo derë, ndihmojini janë hallezhinj. U kam dhënë bulmet, arka me patate, janë të papunë, pa asgjë. Ma ndjen shpirti se kam vuajtur vetë. Ata dalin dhe mbledhin nëpër kazanë, na dhimbsen shumë, nuk kanë as sheqer nuk kanë në shtëpi. U  blej herë pas herë makarona, ua jap.



“Janë hallexhinj, ne i ndihmojmë, i mbledhin ca gjejmë hekura, ua sjellim që tu mblejnë fëmijëve bukë” thotë një fqinjë tjetër

“Janë 7 vetë dhe ushqehen me kanace, fëmijëve u falim bukë, se na vjen keq”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb