Një 59-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi fqinjët e tij kanë njoftuar se kanë humbur kontaktet me të.

Policia thotë se shtetasi K. L., 59 vjeç, banues në fshatin Finiq, Sarandë jetonte i vetëm,

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Sarandë, më datë 07.08.2024, ka shpallur në kërkim shtetasin K. L., 59 vjeç, banues në fshatin Finiq, Sarandë, pasi bashkëfshatarët e tij kanë njoftuar se kanë humbur kontaktet me 59-vjeçarin, i cili jetonte vetëm. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: