Volodymyr Zelenskyy ka pohuar se Rusia përdori një raketë “lloji të ri” në një sulm ndaj Ukrainës sot.

“Sot, fqinji ynë i çmendur ka treguar edhe një herë se çfarë është në të vërtetë dhe se si e përçmon dinjitetin, lirinë dhe jetën njerëzore në përgjithësi”, tha Zelenskyy në një deklaratë.

“Ai ka aq frikë sa po përdor tashmë raketa të reja”, shtoi ai.

Udhëheqësi ukrainas tha se raketa ishte me origjinë ruse dhe se “ka të gjitha karakteristikat- shpejtësinë, lartësinë – të një rakete balistike ndërkontinentale”.

Hetimi i ekspertëve ishte duke u zhvilluar për të konfirmuar llojin e raketës, shtoi ai. Raportet kontradiktore janë shfaqur këtë mëngjes pasi forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte gjuajtur një ICBM në qytetin e Dnipro.

Megjithatë, një zyrtar perëndimor tha se nuk ishte përdorur një ICBM në sulm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb