Situata tepër e tensionuar pranë KZAZ-së së Burrelit ka lënë të plagosur vëllain e kryetarit të Partisë Demokratike në këtë qark, Alfred Lika.

Ky i fundit, sipas PD, ka pësuar frakturë të rëndë në kokë, gjatë përplasjeve me FNSH për nxjerrjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ. Në denoncimin e PD thuhet se Lika është transportuar me helikopter për në Tiranë, ku po merr mjekim.

“Një person eshte plagosur ne Burrel, kur qytetaret ishin duke zbatuar dekretin e Presidentit, ne mbrojtje te kushtetutes. Ai quhet Alfred Lika, i cili eshte goditur nga Forcat Speciale, te cilat, ne paligjshmeri te plote me veprimet e tyre, i kane shkaktuar fraktura te renda ne koke. Alfred Lika, vellai i Kryetarit te PD, Burrel, eshte nisur me helikopter drejt Tiranes”, denoncon PD-ja.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar te Spitali Ushtarak të plagosurin Lika. Gjithashtu, Basha ka vizituar në Spitalin Ushtarak dhe Rasim Hoxhën, i cili u plagos gjatë përplasjeve të ashpra në KZAZ e Kamzës. Rasim Hoxha është punonjës i Policisë Bashkiake dhe, sipas PD, është sulmuar me gaz helmues në krye të detyrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb