Kryebashkiaku ende në detyrë i Lezhës Fran Frrokaj i ftuar në emisionin “A show” në “News 24” të gazetarit Adi Krasta tha se zgjedhjet janë farsë e ndyrë.

Krasta nënvizoi se këto zgjedhje treguan se ka nisur fillimi i fundit të Edi Ramës.

“Është defekt i sistemit që fiton një kandidat i PS që nuk ka konkurrencë. Ne kemi sakrifikuar, për të fituar diçka më të madhe. Sot ka probleme të madhe me votat. Kjo maxhorancë ka filluar të vjedhë edhe veten, duke marrë vota më shumë se votues.

U trembën përballë një humbje të mëdha. Në disa kuti kanë luajtur shumë vota. Vetë shikonin, vetë filmonin, vetë i zhvillonin. Ky ishte një femnomen farsë dhe i ndyrë. Është fillimi i fundit që është i pashmangshëm”, tha Krasta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb