Franca, Britania dhe Gjermania thanë të dielën se ata ishin të preokupuar nga përshkallëzimi i tensioneve në rajonin e Gjirit Persik dhe nga prishja e mundshme e marrëveshjes bërthamore të 2015 me Iranin duke bërë thirrje për dialog mes të gjitha palëve.

Vendet evropiane thanë në një deklaratë të përbashkët se pas sanksioneve të ripërtërishme nga Shtetet e Bashkuara mbi Iranin dhe vendimin e Iranit për të mos i respektuar disa prej këtyrej, marrëveshja e nënshkruar katër vjet më parë mund të shembet.

“Rreziqet janë të tilla që është e nevojshme që të gjithë palët e interesuara të ndalojnë dhe të marrin në konsideratë pasojat e mundshme të veprimeve të tyre”, thanë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga zyra e presidentit francez.

“Ne besojmë se ka ardhur koha për të vepruar me përgjegjësi dhe për të kërkuar mënyra për të ndaluar eskalimin e tensionit dhe për të rifilluar dialogun”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb