Të dielën në Francë u festua Dita e Bastijës, me një paradë ushtarake me pjesëmarrjen e mijëra trupave që marshuan në Shëtitoren Champs Elysee. Udhëheqës evropianë, në mesin e tyre.


Kancelarja gjermane Angela Merkel ju bashkuan presidentit francez Emmanuel Macron gjatë paradës tradicionale, që këtë vit ishte me temën e bashkëpunimit ushtarak evropian. Në paradë ishin 4,300 ushtarë, rreth 200 automjete dhe mbi 100 avionë, një pjesë e tyre nga vendet e tjera evropiane. Në mesin e udhëheqësve të huaj që ndoqën paradën ishin edhe kryeministri holandez Mark Rutted dhe Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa.


Parada këtë herë ishte një ekspozim i pajisjeve ushtarake të teknologjisë së lartë, si drone, automjete autonome në miniaturë, ushtarë me pushkë anti-dron dhe një “ushtar fluturues”, një person që qëndronte në ajër mbi një platformë fluturuese, që u duartrokit më shumë nga spektatorët.


Dita e Bastijës përkujton marrjen e kontrollit të Kështjellës-burg të Bastijës nga populli në Paris, në vitin 1789, një nga ngjarjet kryesore të Revolucionit Francez. Kjo ditë është sot festa kombëtare e Francës. Në një mesazh drejtuar popullit francez, Presidenti Macron theksonte angazhimin e parevokueshëm të Francës ndaj sigurinë së vendit dhe asaj evropiane.

Nisma e Ndërhyrjes Evropiane është një koalicion ushtarak i 10 shteteve, të gatshme për të reaguar ndaj krizave. Kjo nismë e filluar vitin e kaluar dhe e udhëhequr nga Franca, përfshin Gjermaninë, Belgjikën, Britaninë, Danimarkën, Estoninë, Hollandën, Spanjën dhe Portugalinë. /Voa/