Blez Mautidi nuk do të jetë i disponueshëm për Didie Dëshamp në sfidat që Franca do të luajë ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Franceze e Futbollit, që ka saktësuar se mesfushori i Juventusit ka dëmtuar brinjët në ndeshjen që kampionët e Italisë fituan kundër Milanit dhe nuk do të mund të vihet në shërbim të përfaqësueses.

Gued
Gued

Kështu Deshamp pa vendosur që Matuidi të qëndrojë në Torino dhe të vijojë riaftësimin duke thirrur për këto dy sfida Mateo Guenduzin. Lojtari i Arsenalit ka mbërritur në Klerfonten pasditen e sotme dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb