Lamtumirë linja të vjetra të telefonisë fikse!

Nga viti 2023 në Francë do të kaloni vetëm nga interneti nëse doni të mbani linjën e shtëpisë, raporton gazeta franceze ”Le Parisien”, që i referohet ”Orange”, kompanisë franceze të telefonisë.

Operacioni është delikat, me 20 milionë përdorues me linja fikse, gjysma ende ka sistemin e vjetër.

Kalimi nuk do të jetë i menjëhershëm dhe ”Orange” do të kryejë një test në një kampion të popullsisë për të cilën janë zgjedhur 14 komuna të Bretanjës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb