Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius kërkoi të hënën heqjen e rrethimit të Madayas nga ushtria siriane dhe ndalimin e bombardimeve ruse dhe siriane kundër civilëve.

Shefi francez i diplomacisë, Laurent Fabius, kërkoi sot heqjen e rrethimit të Madayas nga ushtria siriane dhe kërkoi ndalimin e bombardimeve ruse dhe siriane kundër civilëve, disa ditë para fillimit të negociatave ndërsiriane nën drejtimin e OKB-së, raporton TRT.

“Është shumë e nevojshme që Siria dhe Rusia të ndërpresin operacionet e tyre ushtarake kundër popullsisë civile dhe në veçanti të heqin rrethimin e Madayas dhe të gjitha qyteteve siriane të rrethuara nga regjimi”, theksoi Fabiusi gjatë deklarate për median.

Madaya, qytet me 42 000 banorë rreth 40 kilometra në perëndim të Damaskut, është e rrethuar prej gjashtë muajsh nga ushtria siriane dhe 28 persona kanë humbur jetën nga uria që prej 1 dhjetorit, sipas organizatës Mjekë pa Kufij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: