Franca kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të behen anëtare e Bashkimit Europian përmes një procesi gradual sipas një dokumenti që ka siguruar portali EU Observer me qender ne Bruksel.

Sipas një dokumenti informal gjashtë faqesh që po qarkullon nga diplomatët europian nënvizohet nevoja e një anetaresimi gradual bazuar në një qasje të reformuar në procesin e pranimit.


Zgjerimi i BE-së aktualisht funksionon duke hapur negociatat e pranimit me vendet kandidate, të cilat përfshijnë 35 zona të veçanta ose “kapituj” të ligjit evropian.


Pasi kandidatët të bien dakord per te zbatuar reformat e nevojshme në peruthje me ato te BE, ato pranohen si anëtare të plota. Por në modelin e ri francez, Parisi thotë se këto kapituj duhet të ndahen në shtatë faza. Kalimi në fazën tjetër do të bëhet pasi vendi kandidat, jo vetëm të ketë miratuar legjislacionin e nevojshëm, por edhe ta zbatojë në mënyrë korrekte në praktikë. Keto shtate etapa jane, shteti i se drejtes dhe te drejtat themelore, arsimi dhe puna kerkimore, punësimi dhe çështjet sociale, ato financiare, tregu i vetëm, bujqësia dhe peshkimi, punët e jashtme dhe të tjerat”.


Kur një vend kandidat përmbush hapin e parë ky vend fiton qasje në programin Eurojust, ose klubi i bashkëpunimit të BE në Hagë. Nëse një vend kandidat do të permbushte hapin e dytë ai vend do të fitonte qasje në programin shkencor Horizon 2020 duke lejuar kështu universitetet e këtij vendi ballkanik që të merrin pjesë në skemën e shkëmbimit të studenteve Erasmus.

Një tjetër qasje do të ishte ai në unionin bankar të BE-së ndërsa pesë etapat e tjera do ta bënin vendin kanditat të përshtatshëm për fondet strukturore. Shkurtimisht, një vend kandidat do të fitonte qasje edhe më të shpejtë në një program të caktuar që korrespondon me një etapë të përmbyllur, por objektivi final është anëtarësimi i plotë ne Bashkimin Europian. Raportohet se ministrat e brendshëm të BE-së do të zhvillojnë bisedimet e para mbi propozimin francez ditën e martë në Bruksel.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb