Një moment epik u regjistrua ditën e djeshme, teksa u luajt dueli mes Francës dhe Polonisë, teksa “Gjelat” harruan një nga lojtarët e tyre në stadiumin e Dortmundit pas ndeshjes së fundit në fazën e grupeve të Euro 2024. Bëhet fjalë për mbrojtësin Saliba.

Sipas L’Equipe, autobusi i skuadrës franceze e la Dortmundin pa mbrojtësin e Arsenalit, pasi testi i tij antidoping pas ndeshjes u realizua me vonesë.  Saliba u caktua rastësisht për kontrollin antidoping pas lojës. Kuptohet se testi anti-doping i Salibas zgjati shumë më tepër se sa pritej, që do të thotë se ai nuk ishte gati të largohej nga stadiumi deri rreth orës 22:30. 

Mbrojtësi 23-vjeçar u largua nga stadiumi me një furgon i shoqëruar nga anëtarë të stafit të skuadrës që prisnin me të.  Baza e Francës për turneun në Gjermani është në qytetin e Paderborn, rreth 100 kilometra në lindje të Dortmundit. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb