Avioni charter i “Air France” me në bord kampionët e botës është ulur në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. “Gjelat” janë nisur menjëherë për në hotelin ku do të akomodohen teksa për t’i pritur ka qenë edhe Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak.
Gjatë rrugëtimit të tyre për në kryeqytet, Franca është shoqëruar nga forcat “Renea”. Në orën 17:00 trajneri Didie Dëshamp do të dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e “Air Stadium Albania”, ndërsa një orë më pas përfaqësuesja transalpine do kryejë stërvitjen e fundit në fushën e stadiumit të ri.
(Balkanweb)