PARIS- Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare na ka bërë sërish krenar në fillim të këtij Viti të Ri! Ai është nderuar në Paris me titullin më të lartë që jep Franca “Kalorës i Legjionit të Nderit”.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze.

Emrat janë publikuar ditën e parë të vitit 2016 në fletoren zyrtare të Francës.

Së bashku me shkrimtarin tonë është nderuar edhe shkrimtari francez Michel Tournier dhe muzikanti Michel Legrand, si dhe këngëtarja franceze Vanesa. Mes njerëzve të dekoruar janë edhe disa prej viktimave të sulmeve terroriste të Parisit dhe viktimave në revistën satirike “Charlie Hebdo”.

Kadare ka qënë disa herë i nominuar edhe për çmimin “Nobel në letërsi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: