Franca ka deklaruar se nuk të pranojë shtyrje të përsëritura të Brexitit pas datës 31 tetor në kohën kur në Britani të Madhe ka bllokadë politike për marrëveshjen e negociuar nga Theresa May. Paralajmërimi i dhënë nga zyrtar i lartë francez erdhi në kohën kur presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se ka gjasa të arsyeshme që Brexiti të anulohet.

“Nuk duhet të sharrojmë në shtyrje të përsëritura, kjo është e sigurt”, tha një këshilltar i presidentit francez të premten. Këshilltari i tha një agjencie të lajmeve: “Porosia jonë është e qartë. Një zgjidhje duhet të bëhet deri më 31 tetor”.

Zyrtari i lartë nuk e përjashtoi kategorikisht një shtyrje tjetër dhe tha se shpreson që bisedimet mes qeverisë dhe opozitës britanike do ta sigurojnë një shumicë të dobishme për kryeministrën që ta miratojë marrëveshjen e saj përmes kuvendit.

Sidoqoftë, në Bruksel duket se po e shqyrtojnë mundësinë e qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE. Në një intervistë për një gazetë polake, Donald Tusk tha se Britani e Madhe ende e ka derën e hapur për të qëndruar në Bashkimin Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb