Benjamin Pavard, lojtari i Interit tregoi këndvështrimin e tij për shokun e skuadrës te Franca, Olivier Giroud. Mbrojtësi Pavard u shpreh se sulmuesi në fjalë, ka qenë gjithmonë burim frymëzimi për të.

“Më kujtohet kur isha i vogël dhe e pashë të luante në televizor. Ai ka qenë gjithmonë burim frymëzimi sepse ka ndërtuar veten dhe ka ditur të përgjigjet gjithmonë kur ka marrë kritika Për mua është një sulmues i madh, është një njeri i madh” – tha Pavard, i grumbulluar me Francën për Europianin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb