Didier Deschamps, trajneri i Francës, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Belgjikës, takim ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

“Kur ka një rezultat negativ është gjithmonë mirë të reagosh menjëherë. Nuk mund të jem i kënaqur me ndeshjen kundër Italisë!

Tashmë kemi përpara një një ndeshje tjetër, siç u tha tashmë. Ne duhet të promovojmë lojtarë të rinj dhe t’u japim të gjithëve minutave.

Belgjika- Në vitin 2018 ata patën një brez shumë konkurrues. Trajneri Tedesco mund të ketë gjithmonë një objektiv të ndryshëm nga i imi me lojtarët që ka në dispozicion”, – tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb