FRANCË

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka thënë se plani për një Brexit pa marrëveshje duket i mundshëm dhe ka inicuar një plan emergjent për t’u përgatitur për të.

Pasi parlamenti britanik kundërshtoi marrëveshjen e tërheqjes, Philippe tha se ligjet duhet të miratoheshin dhe milionat janë investuar në portet dhe aeroportet franceze.

Një zyrtar i BE-së tani do të vizitojë 27 kryeqytetet për të bashkërenduar planet daljes pa marrëveshje.

Vendet e BE-së me lidhje të ngushta në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë filluar përgatitjen për daljen e saj më 29 mars pa marrëveshje.

“Ne jemi duke e marrë këtë shumë seriozisht dhe mundësia e Brexit pa marrëveshje po bëhet e mundur pas natës së martë”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb