Franca ka realizuar sulme ajrore me raketa në Siri gjatë fundjavës së kaluar, duke synuar grupin ISIS.
Kryediplomati francez njoftoi në rrjetin X se forcat ajrore franceze zhvilluan sulme të shënjestruara ndaj zonave të kontrolluara nga Shteti Islamik në territorin sirian.
Ky sulm erdhi pas një operacioni të ngjashëm të Shteteve të Bashkuara, të cilat raportuan se kanë vrarë operativë të ISIS-it.
Në një kontekst më të gjerë, Siria po përballet me një të ardhme të paqartë politike, pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) më 8 dhjetor.