Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, është zotuar se vendi i tij do ta mbështesë planin e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare e gjysmë me Rusinë, duke thënë në Kiev të shtunën se do të punojë me zyrtarë ukrainas për të siguruar mbështetjen e vendeve të tjera për këtë plan.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e shpalosi këtë javë para liderëve perëndimorë “planin e fitores” së Kievit, përmes të cilit shpreson se do ta detyrojë Rusinë t’i japë fund pushtimit të Ukrainës përmes bisedimeve.

Ky plan është duke u shqyrtuar nga partnerët perëndimorë të Ukrainës, mbështetja nga të cilët ka qenë jetik në përpjekjet e Kievit për t’i bërë ballë fqinjit të vet të madh, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Një pikë kyçe në plan është kërkesa për ftesë formale për Ukrainën për t’u bërë anëtare e NATO-s, të cilët mbështetësit perëndimorë kanë ngurruar ta shqyrtojnë pa përfunduar lufta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: