Franca nuk ka nevojë për lejen e shteteve të tjera për të qetësuar tensionet me Iranin, tha Ministri  i Jashtëm francez të premten pasi Presidenti i SHBA Donald Trump akuzoi Presidentin Emmanuel Macron se dërgoi “sinjale të përziera” në Teheran.

“Franca flet vetë për Iranin si një fuqi sovrane,” tha Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian në një deklaratë.

“Franca është thellësisht e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në rajon, është e angazhuar për uljen e tensioneve dhe nuk ka nevojë për ndonjë autorizim për ta bërë këtë.”

Trump të enjten kishte thënë që askush nuk ishte i lejuar të fliste me Iranin në emër të Shteteve të Bashkuara, pasi një raport këtë javë tha që Macron kishte ftuar Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani në samitin e G7 të këtij muaji për të takuar presidentin e SHBA.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb