FRANCË- Shpërthen një automjet në jug të Parisit, në Villejuif, siç raportojnë mediat lokale.

Edhe pse nuk ka të lënduar nga shpërthimi, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, pasi Franca ndodhet nën panik që nga sulmi i djeshëm, ku 12 persona humbën jetën nga sulmi në gazetën satirike “Charlie Hebdo”.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, pasi nuk dihet nëse ka apo jo lidhje me aktet e djeshme terroriste.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: