Qeveria franceze do të modifikojë kërkesat e karantinës për personat e infektuar me koronavirus, pavarësisht numrit rekord të rasteve të reja, njoftoi ministri i Shëndetësisë Olivier Veran për gazetën ‘Le Journal du Dimanche’.
Veran tha se, duke filluar nga e hëna, personat e vaksinuar plotësisht të infektuar me virusin do të duhet të izolohen vetëm për shtatë ditë dhe kohëzgjatja e karantinës mund të reduktohet në pesë ditë për personat që rezultojnë negative.
Ministri i Shëndetësisë tha se, të pavaksinuarit do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë dhe koha e izolimit të tyre mund të shkurtohet në shtatë ditë në të njëjtat kushte.
Ndërkohë, personat plotësisht të vaksinuar të rasteve pozitive nuk do të kenë më nevojë të izolohen me kusht që të testohen çdo dy ditë për gjashtë ditë. Kontaktet e pavaksinuara do të duhet të izolohen për shtatë ditë.
Veran shtoi se, shkurtimi i periudhave të karantinës do të ndihmonte në mbrojtjen e ekonomisë dhe shoqërisë pasi numri i rasteve vazhdoi të rritet për shkak të variantit më infektiv Omicron.
Të shtunën, Franca raportoi 219,000 infeksione të reja. Shkalla e incidencës shtatëditore të rasteve të reja për 100,000 persona ishte së fundmi 1,456.