Dikur kampionë të Evropës, por tani kampionatin evropian përfaqësuesja e Holandës do ta shikojë vetëm nëpërmjet televizionit. ‘Tulipanët’, nuk kanë mundur të sigurojnë as vendin e tretë që i dërgonte në ‘play-off’, pasi atë pozicion e ka marrë Turqia pas fitores 1-0 ndaj Islandës falë golit të Selçuk Inanit në fund të takimit dhe kjo fitore, turqit, i ka dërguar direkt në kampionatin evropian pasi është skuadra e tretë më e mirë nga të gjitha grupet.

Në ndeshjen e fundit të Grupit A, Holanda ka pësuar një humbje në shtëpi të saj 2-3 nga Çekia, duke u eliminuar turpshëm. Kaderabeku, Surali dhe Van Persi autgol shënuan për mysafirët, ndërsa për ‘tulipanët’ shënuan Klas Jan Huntelari dhe Robin Van Persi, por pa arritur të bëjnë ndonjë gjë më shumë. Kështu nga Grupi A, është kualifikuar Çekia si e para me 22 pikë, Islanda si e dyta me 20 ndërsa Turqia ka zënë vendin e tretë, dhe është Kombëtarja me më së shumë pikë të grumbulluara duke u kualifikuar direkt në evropian.

Ndërkohë në Grupin B, Belgjika dhe Uellsi janë kualifikuar direkt për në kampionatin evropian, ndërsa Bosnje-Hercegovina do të jetë në ‘play-off’, duke lënë pas shpine Izraelin, me këtë të fundit që humbi gjithçka në dy ndeshjet e fundit, duke ia lënë vendin pikërisht boshnjakëve.

Të kualifikuarat
Ü Franca
Ü SHQIPËRIA
Ü Islanda
Ü Çekia
Ü Turqia
Ü Belgjika
Ü Uellsi
Ü Spanja
Ü Sllovakia
Ü Gjermania
Ü Polonia
Ü Anglia
Ü Zvicra
Ü Irlanda e Veriut
Ü Rumania
Ü Austria
Ü Rusia
Ü Italia
Ü Kroacia
Ü Portugalia
Në play-off
Ü Hungaria
Ü Ukraina
Ü Norvegjia
Ü Danimarka
Ü Suedia
Ü Irlanda
Ü Bosnja
Ü Sllovenia
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: