FRANCË – Franca ka tani një talent të pabesueshëm: 9-vjeçaren nga Kosova, Erza Muqoli, e cila zuri vendin e tretë ndër 10 finalistët e spektaklit “France Got Talent”.

Erza ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme, me zërin e saj, në interpretimin e saj në natën finale me këngën e Edith Piaf “La vie en rose” si dhe me këngën “Eblouie pa la nuit”, dukë bërë që spektatorët të ngrihen në këmbë të emocionuar për ta duartrokitur.

https://www.youtube.com/watch?v=bAyoW7FTTiM

Po cila është 9-vjeçarja që ka bërë për vete zemrat e publikut francez? Prindërit e saj janë nga Kosova dhe jetojnë në provincën Serraguemines në Francë. Vajza ndjek shkollën e muzikës në Sarralbe. Ishte profesori i muzikës që e dalloi talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe nxiti prindërit e saj që ta regjistronin në konkursin e talenteve.

Ndër mijëra konkurentë që u regjistruan për të marrë pjesë në spektaklin e televizionit M6, Erza arriti të hynte, të fitonte, të dilte në dhjetë më të mirët e të renditej e treta në finalen duke nënshkruar dhe një kontratë me “Sony Music”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: